Karatesitëve të Kosovës u refuzohen vizat për Sarajevë
08.12.2016 | 12:03
Prej 8 deri më 11 dhjetor 2016 në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës mbahet Kampionati Ballkanik në karate, për kadetë, juniorë dhe U-21.
Në këtë kampionat marrin pjesë pjesë përfaqësues të shteteve të Ballkanit, por jo edhe nga Kosova. Arsyeja pse karateistët e Kosovës nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë kampionat është refuzimi i vizave në Ambasadën e Bosnjë e Hercegovinës në Shkup. Nw njw informatw pwr medie nga FKK thuhet: 
Pas kuvendit zgjedhor me datën 20 nëntor i gjithë bordi i ri i Federatës se Karatesë e Kosovës u mobilizua qe te kompletojmë te gjithë procedurat e kërkuar nga Organizatori, rezervimet në hotel për 51 persona, (pagesa 30 %), regjistrimi i garuesve për pjesëmarrje, po ashtu regjistrimi i gjyqtarëve, trajnerëve. Edhe pse pas shumë bisedave të ndryshme me zyrtaret e federatës se Bosnjës dhe Hercegovinës, ambasada e Bosnjës në Shkup refuzon pajisjen me viza, akoma pa asnjë arsyetim zyrtar.
Reagimi i FKK-së ka qenë i menjëhershëm, ku është  kërkuar me shkrim nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës te na tregon arsyen e mos dhënies se
vizave dhe presim një përgjigje me shkrim si dhe kthimin e menjëhershëm te pagesës qe e kemi bërë për rezervimin e hotelit “Alem” në Sarajevë. Inkurajoj te gjithë karateistet se do te jemi edhe me te përgatitur për garat e ardhshme ndërkombëtare.Ismet Krasniqi - kryetari i FKK-së.
G.K
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *