Majlinda Kelmendi e artë në Paris
12.02.2017 | 19:30
Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) fitoi medaljen e artë në garën më të fortë botërore, Grand Slam në Paris, ndërsa Distria Krasniqi stoliset me të bronztën. Suksesi jashtëzakonshëm i xhudisteve të kombëtares së Kosovës, që udhëhiqet nga përzgjedhësi Driton Kuka, ndryshe është trajneri më i mirë shqiptar. Mbi 15 mijë shikues ishin në palestrën sportive në Paris, atmosferë drithëruese, por Majlinda shkëlqeu si gjithmonë dhe rrahu një nga një rivalet.   Majlinda fitoi 1000 pikë të reja në ranglistën botërore. Pikë të mëdha fituan edhe Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova. “Majlinda fitoi 1000 pikë, Distria 500, Nora 360 e Akili 160 pikë. Distria e Nora do të hyjnë në Top 10-she në ranglistën Botërore. Akili ishte diku kah vendi 100, tash do të afrohet në 50 të parët.
Majlinda blindon pozitën e saj të parë”, thotë Driton Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ku ishte arma më e fortë e këtij suksesit në garën më të fortë? “Përgatitjet janë bërë si duhet dhe besoj që kjo po jep frytet e saja”, tha Kuka.  Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, vlerëson lartë këtë sukses sidomos që e dëshmuan para më së 15 mijë shikuesve. “Ky është suksesi i radhës i ekipit të xhudos por kësaj radhe i gjithë ekipi është shquar për një përformancë dalluese pasi që të gjithë garuesit kanë shkëlqyer e vetëm edhe me pak fat do të ishim kthyer me tri medalje nga gara me prestigjioze e xhudos. Por edhe me ketë rezultat Kosova dëshmoj që dita ditës po bëhet forcë në sportin e xhudos! E kjo është mënyra më e mirë të dëshmohet para 15 mijë shikueseve”, thotë Agroni...
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *