Termopan, fitues i Trofeut “Pavarësia 2017, më të dalluarit, Yllka Ahmeti dhe Dren Ukimeraj
13.02.2017 | 13:21
Oganizuar nga Federata e Notit të Kosovës në  pishinën e shkollës fillore dhe te mesme “ZENIT” është zhvillua Kupa “Pavarësia 2017” që mbahet në kuadër të 17 shkurtit-9 vjetorit-Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Rebublikës së Kosovës. Në këtë garë morën  pjesë 80 notarë dhe notare nga 11 klube të Kosovës:Nemo/Prishtinë/,Termopan/Prishtinë/, Zeniti/Prishtinë/, Vëllaznimi/Gjakovë/, Mitrovica,Besa/Malishevë/, Ilirida/Fushë Kosovë/,Shark/Prishtinë/,“H02” Prishtinë,“02 Prizreni” dhe  KSU Zeniti-Prishtinë. 
Pas garave të zhvilluar, vendi i parë dhe Trofeu “Pavarësia 2017” i takoi klubit Termopan nga Prishtina , pas tij janë KSU Zeniti dhe Mitrovica.Garues më të dalluar të kësaj gare dolën,Yllka Ahmeti /Termopan/-femrat/, Dren Ukimeraj i klubit KSU Zeniti-meshkujt. Më të dalluarit u nderuan me medalje, kurse fituesit kryesor, pos medaljeve u nderuan edhe me kupa nga Federata e Notit e Kosovës.
G.Kosumi
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *