Kupa e Shqipërisë në Kosovë, Rita Idrizi dhe Marsel Biçoku më të dalluarit
05.02.2017 | 20:23
Organizuar nga Federata Shqiptare e Skive dhe mbëshetur nga Federata Skitare e  Kosovës, në Qendrën skitare Arxhena në Brod të Dragashit është mbajtur Kupa e Shqipërisë në skitari në disiplinën Sllallomit të madh. Është kjo gara e parë që Shqipëria e zhvillon në Kosovë, kurse pjesëmarrës ishin 63 garues nga Shqipëria dhe nga Kosova. Garat u zhvilluan për katër kategori. Kushtet e mira që ofron kjo qendër tashmë e njohur skitare bëri që garat të zhvillohen në nivelin  e deshiruar dhe mbase në të ardhmen Qendra Skitare turistike Arxhena në Brod të Dragashit do të mbetet destinacion i skiatorëve shqiptarë. Kjo garë kaloi në një mbizotërim të plotë të gaistëve të Kosovës sidomos tek grup moshat e reja.Nga 24 vende nderi, përfaqësuesit e Kosovës fituan hiq më pak se 15 vende nderi. Në kagtegorinë kryesore, kategorinë e 4-të, e para doli përfaqësuesja e Kosovës, përkatëisht anëtarja e Trepçës së Mitrovicës, Rita Idrizi, kurse për meshkuj i pari doli anëtari I Elbasianit, Marsel Biçoku. 
Në fund, presidenti I Federatës Shqiptare të Skitarisë, Shkëlqim Mema dhe sekretari i Federatës Skitare të Kosovës, Emin Dushullovci dhe përfaqësues të tjerë të dy federative u ndanë mirënjohje më të dalluarëve të cilët fituan vende nderi.
Rezultatet:
Kategoria 4:/Femrat/
1.Rita Idrizi/Trepça/ 58,07 sekonda
2.Blerta Mema/Tirana/ 1:12,04 
3.Ana Burda/Skenderbeu/ 1:49,37
Kategoria 4:/Meshkujt/
1.Marsel Biçoku/Elbasani/ 51,95 sekonda
2.Vasil Veriga/ Skenderbeu/ 56,97
3.Fisnik Dalaçi/Kallabaku/ 1:00,28
Kategoria 3:/Femrat/
1.Lyra Hoxha /Prishtina/ 58,90 sekonda
2.Elba Kolaj /Prishtina/ 1:05,91 
3.Erza Zogu /Nici/ dis.
Kategoria 3:/Meshkujt/
1.Lavdërim Hajredini/Kalabaku/ 59,10 sekonda
2.Mathieu Koça / Skenderbeu/ 1:01,42
3.Taulant Haxhiu/Shishtaveci/ 1:03,81
Kategoria 2:/Femrat/
1.Enxhi Sefa /Borea/ 56,01 sekonda
2.Lirika Deva /Prishtina/ 57,50 
3.Era Deva /Prishtina/ 59,92
Kategoria 2:/Meshkujt/
1.Drin Kolaj /Prishtina/ 54,89 sekonda
2.Klos Vokshi /Prishtina/ 55,39 
3.Dren Spahiu /Prishtina/ 55,62
Kategoria 1:/Femrat/
1.Klara Sefaj/Borea/ 1:02,00 minuta
2.Lea Aliu /Prishtina/ 1:02,35
2.Ema Sadiku /Prishtina/ 1:18,85
Kategoria 1:/Meshkujt/
1.Lum Sadiku /Kalabaku/ 1:05,75 minuta
2.Daniel Dokle /Prishtina/ 1:18,66 
3.Eno Kajtazi /Prishtina/ 1:20,84
 Gani KOSUMI 
 
Shkelqim Mema, president i Federates Shqiptare te Skive 
 
Emin Dushullovci, sekretar i Federates se Skive te Kosoves 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *