Kosova e 165 në renditje e FIFA-së
09.02.2017 | 18:43
 
Kosova ka shënuar ngritje për një vend në renditjen më të re të FIFA-s, ndërsa Shqipëria bie për katër vende më poshtë.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore për gjatë këtyre muajve, të janarit, dhjetorit por edhe në fillim të shkurtit, por më shumë janë zhvilluar aktivitetet në Kupën e Afrikës dhe kjo ka bërë që të ketë edhe ndonjë lëvizje në renditjen e asociacionit më të lartë botëror të futbollit. 
Kosova ngjitet për një pozitë më lartë përkatësisht në vend të 165-të me 135 pikë sa ka edhe Maqedonia. Ndërkaq, Shqipëria bie në vend të 55-të. 
Argjentina vazhdon kryesimin, duke lënë pas Brazilin dhe Gjermaninë. Në mesin e dhjetë shteteve më të mira janë edhe Kili, Belgjika, Franca, Kolumbia, Portugalia, Uruguai dhe Spanja.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *