Femrat: Kosova dhe Shqipëria në të njejtin grup
19.01.2017 | 15:19
Para Kualifikimet për Kupën e Botës 2019 në futboll për femra, gara këto në të cilat Kosova merr pjesë për herë të parë.
 
Në fakt, Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesë e parakualifikimeve dhe në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, është gjendur në Grupin 2, së bashku me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën.
Ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në muajin prill dhe ekipet më të suksesshme do të kalojnë në fazën eliminatore për këtë eveniment, i cili do të mbahet në Francë në vitin 2019.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *