U-17: Kosova njeh kundërshtarët për kualifikim në “EURO 2018”
13.12.2016 | 10:50
Në selinë e UEFA-së në Nion, është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018 për Përfaqësueset U-17.  Kosova pjesë e grupit 9, ndërsa Shqipëria pjesë e grupit 2. 
 
Ka filluar rrugëtimi i 52 përfaqësuesëve përfshirë edhe debutuesen Kosova, për turnin final "Euro 2018", shkruan faqja zyrtare e FIFA-së. 
 
Kosova bën pjesë në Grupin 9, së bashku me Holandën, Uellsin dhe Hungarinë.
 
Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm.
 
Kombëtarja shqiptare bënë pjesë në Grupin 2, pjesë e të cilit janë edhe Spanja, Kroacia, e Lihtenshtajni.
 
Në këtë fazë të kualifikimeve pjesëmarrjen në Evropian e sigurojnë tetë skuadrat e para të grupeve si dhe shtatë skuadrat e dyta, të cilave në finalet e Evropianit u bashkohet Anglia si nikoqir.
 
Programi i ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës,
 
10 tetor 2017, Kosova – Holanda
 
13 tetor 2017, Kosova – Uellsi
 
16 tetor 2017, Kosova – Hungaria
 
Grupet:  
 
Grupi 1: Belgjika, Zvicra, N.Ireland, Malta
Grupi 2: Spanja, Kroacia, Shqipëria, Liechtenstein
Grupi 3: Republika Çeke, Turqia, Izrael, Armenia
Grupi 4: Rusia, Islanda, Finlanda, Ishujt Faroe 
Grupi 5: Serbia, Greqia, Noregjia, Gibraltari
Grupi 6: Franca, Slovenia, Bellorusia, Kazakistani
Grupi 7: Skotlanda, Danimarka, Estonia, Andora
Grupi 8: Bosna e Herzegovina, Slovakia, Moldova, Maqedonia
Grupi 9: Holanda, Uelsi, Hungaria, Kosova
Grupi 10: Austria, Rumania, Lithuania, Luxemburgu
Grupi 11: Republik e Irelandes, Ukraina, Bulgaria, Azerbaijan
Group 12: Poland, Suedia, Qipro, San Marino
Grupi 13: Italia, Gjeorgia, Lituania, Mali i Zi 
 
Gjermania e Portugalia u bashkohen kualifikimeve në roundin final ndërsa Anglia turnit final si nikoqire. 
 
Përzgjedhesi Besnik Kollari dhe futbollistët e Reprezentacionit U-17 të Kosovës.
 
2E 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *