Kosova – Islanda, me 24 mars në Shkodër
06.12.2016 | 11:41
Përfaqësuesja e Kosovës edhe ndeshjen e radhës në kuadër të grupit "I" kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, do ta zhvillojë në "Loro Boriçi" të Shkodrës.
 
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndryshim të stadiumit.
“Edhe me Islandën luajmë në Shkodër”, ka deklaruar Vokrri.
  
Kosova ka pasur si opcion që mund të zhvillojë ndonjë ndeshje edhe në Shkup dhe Elbasan, por tani për tani duket se Shkodra do të mbetet vendi më i përshtatshëm për Kosovën, deri në rinovimin e stadiumit të Prishtinës.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *