Loja e barabartë, fitorja e Turqisë !
12.11.2016 | 20:35
Kosova ka pas një paraqitje mbresëlënëse në Antalia përballë skuadrës vendase, por megjithate fitorja i ka takuar Turqisë.
 
Ndeshja e katërtë e Kosovës në fazën e grupeve kualifikuese për botërorin “Rusia 2018” i solli asaj edhe një disfatë. Kësaj radhe humbëm nga Turqia vëndase me rezultat 2:0.
 
Rezultati edhe pse duket bindës nuk pasqyron realisht ate që ndodhi në fushë. Kosova dhe Turqia kanë zhvilluar një lojë pothuajse të barabartë, e cila si e tillë përfundoj edhe me rezultat në pjesën e parë (0:0) edhe pse të dyja ekipet i kishin rastet e veta.
 
Sidomos vlen të përmendet rasti i minutës së fundit të pjesës së parë, kur pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, Rashica pasoi topin në qënder te Valon Berisha, i cili gjuajti bukur, por topi në vend se të shkoj në rrjetë, puthi shtyllën pingule dhe u debua ne fushë.
 
Ndërsa fillimi i pjesës së dytë ishte fatal për Kosovën. U shënuan dy gola të shpejtë, për katër minuta dhe kjo ishte e tëra sa i përket epilogut të kësaj ndeshje.
 
Përkundër humbjes, Kosova pati një paraqitje dinjitoze dhe aspak nuk u dukt inferiore përballë Turqisë së fortë.
 
Turqia – Kosova 2:0 (0:0)
1:0 Burak Yilmaz (51’)
2:0   Volkan Sen (55’)
 
Turqia: V. Babacan, G. Gönül, A. Calik, M. Topal, H. Kaldirim, S. Inan, V. Sen, O. Özyakup, H. Calhanoglu, A. Turan, B. Yilmaz .

Kosova: Ujkani. Perdedaj, Kololli, Pnishi, Rrahmani, Alushi, Rashica, Shala, Muriqi, V.Berisha, Zenelaj. 
 
Rezultatet e xhiros se katërtë, Grupi "I" : 
 
Kroacia - Islanda 2:0
Turqia - Kosova 2:0
Ukraina - Finlanda 20:45 
 
Tabela : 
 
1 Kroacia    4 10:1 10
2 Islanda 4 6:5 7
3 Ukraina 3 6:3 5
4 Turqia 4 5:5 5
5 Finlanda   3 3:5 1
6 Kosova 4 1:12 1
 
2E 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *