Kosova në Grup me Gjermaninë për Evropianin e femrave U-19
11.11.2016 | 21:51
Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U-19 në konkurrencën e femrave. Kosova është përfshirë në Grupin 1, së bashku me kampionen e gjashtëfishtë në këtë grupmoshë, Gjermaninë, derisa pjesë e grupit janë edhe Islanda dhe Mali i Zi.  Në short ka qenë e pranishme edhe përzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija, me bashkëpunëtore. Ndërkaq, Shqipëria U-19 bën pjesë në grupin 4 me Spanjën, Azerbajxhanin dhe Ukrainën.
Ndeshjet e grupit 1 do të luhen me 12-18 shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa ato të grupit 4 me 25-31 tetor.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *