Vazhdojnë stërvitjet e futbollistëve të Kosovës në Antali
10.11.2016 | 20:03
Përfaqësuesja e Kosovës sot pas dite mbajti seancën e dytë stërvitore ku përzgjedhësi Albert Bunjaku pas analizës së lojërave, në fushë aplikoi lojë një për një për të forcuar mbrojtjen por edhe duke mos harruar kundërsulmet si loja pa top. Në teori kanë parë defektet ndërsa në praktikë janë munduar të i mënjanojnë dobësitë.Stërvitja e radhës është nesër prej orës 17.00 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja dhe 15 minutat e parë janë të hapura dhe pastaj mbyllet për media. Edhe sot ka vazhduar interesimi i madhe i mediave turke, ku morën në intervitsa shumë futbollistë, ndërkaq kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ishte edhe në transmetim të drejt për drejt në disa TV. Pas përfundimit të stërvitjes disa nga futbollistët deklaruan:
Samir Ujkani: Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë. Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë.
Enis Alushi: I kemi kushtet e mirë për përgatitje. E dimë që do të jetë një ndeshje e fortë, ku stadiumi do të jetë i mbushur plotë me shikues. Por do të luajmë një ndeshje të fortë dhe besojë se nuk do përsërisim gabimet nga ndeshjet e kaluara dhe të nxjerrim një rezultat të mirë.
Milot Rashica:Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtar i fortë. Ishte në kampionatin evropian. Luan para adhuruesve të vet, por besojë që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë.
Besar Halimi:Kushtet i kemi të mira, na pret një ndeshje e fortë duke marrë për bazë që edhe Turqia ishte pjesë e kampionatit evropian. Por edhe në do të luajmë lojën tonë për një rezultat të favorshëm.Fazli Berisha, zëdhënës i FFK-së
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *