Albert Bunjaku zbardhë listën kundër Turqisë
07.11.2016 | 13:45
Në ambientet e Hotelit Emerald në Prishtinë, Albert Bunjaki, Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës me bashkëpunëtor, para gazetarëve ka zbardhur listën e 22 futbollistëve që janë ftuar për takimin kundër Turqisë që zhvillohet të shtunë, më 12 nëntor në Antali, e vlefshme për eliminatorët e botërorit të futbollit “Rusi 2018”.Për këtë përballje do të mungojë Hekuran Kryeziu për shak të kartonëve, si dhe disa prej tyre  për shkak të dëmtimeve, Ardian Ismajli, Sinan Bytyqi, Loret Sadiku dhe Labinot Kabashi. Emra të rinj janë, Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.
Kjo është lista e futbollistëve para takimit me Turqinë:
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkoviq, Bledar Hajdini
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paçarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti
Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha,
Sulmues: Albert Bunjaku dhe Vedat Muriqi
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *