FIFA i jep leje Besart Berishes të luaj për Kosovën
04.11.2016 | 13:18
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë një lajm shumë të mirë nga FIFA. Kjo e fundit i ka dhënë leje Besart Berishës që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.
 
Por, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory, nuk pritet të luajë në ndeshjen ndaj Turqisë, që luhet më 12 nëntor, në Antalya, për shkak të angazhimeve që ka në Australi.
 
Ish-anëtari i Kombëtares shqiptare, pritet të jetë në dispozicion të Bunjakit për ndeshjen e radhës ndaj Islandës, e cila luhet më 24 mars të vitit të ardhshëm.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *