Bayerni dërmon Arsenalin
16.02.2017 | 08:25
Do të ishte befasi e madhe nëse Bayernit nuk i mjafton ky rezultat që ndeshjen e kthimit.
 
Në 30 minutat e para ishte Bayerni që dominonte në fushë. Vetëm pas golit të Alexis, situata pak sa u balancua. Duele, raste për gol, kombinime dhe shume emocione nga të dy anët. 
 
Në pjesën e dyte ishin “bavarezët” që treguan klasën e tyre. Lewandowski dhe Thiago ishin ata që brenda 13 minutave sqaruan gjithçka për këtë lojë. 
Për Arsenalin, me Xhakën e Mustafin (të dy të ndëshkuar me kartona të verdhë), duket se ky edicion i garës në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet me ndeshjen e kthimit që me 7 mars zhvillohet në “Emirates” të Londrës.
Aty duhet të ndodhë befasi e madhe nëse Arsenali shkon tutje.
 
Bayern – Arsenal 5:1 (1:1)
1:0 Robben (11’)
1:1 Sanchez (30’)
2:1 Lewandowski (53’)
3:1 Thiago (56’)
4:1 Thiago (63’)
5:1 Muller (88’)
 
2E 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *