Liburmi i Gjakovës-fitues i Kupës “Pavarësia 2017”
17.02.2017 | 00:19
 Organizuar nga Komisioni i futsallit të Kosovës, në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Prishtinë në praninë e afro 500 shikuesve është zhvillua Kupa e Pavarësisë 2017. Në finale janë përballur, mikpritësi Prishtina dhe Feniksi i Gjakovës. Pas një finishi tejet dramatic, vetëm pas lojës shtesë është përcaktua fituesi. Liburni I shëno fitore me rezultat përfundimtar 5:3. Koha e rregullt përfundoi pa fitues 3:3. 
Shënues për Liburnin, Selmanaj (14), Alaj (27,42 ). Dobroshi (44) e Selimi (50) , kurse për Prishtinën, Berisha (24), Paqarizi (36)Kelmendi (43). Takimin e drejtuan gjyqtarët , Besar Beqiri, Besart Ismajli, kurse gjyqtar Pas përfundimit të takimit u ndanë medaljet për ekipet finalist, gjyqtarët dhe kupat në pronësi të përhershme. Medaljet për gjyqtarë dhe vëzhgues i dorëzoi Përparim Hasani, kryetari i Komisionit për gjyqtarë. Medaljet  vendit të dytë, ekipit të Prishtinës ua dorëzuan, Agim Avdyli e Skender Sadiku, anëtarë të Komisionit për futsall, ndërsa kupën vendit të dytë ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Për vendin e parë, ekipit të Liburnit, medaljet i dorëzuan, Iljaz Mjaku anëtar  i KE dhe përgjegjës për futsall dhe Rasim Gimolli kryetari Komisionit për futsall. Kupën kaptinet të ekipit gjakovar , ia dorëzuan nënkryetari i  FFK-së Agim Ademi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.
 
Liburni – Prishtina   5:3 (2:2 – 1:0)
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Shikues: 500
Liburni:  Krasniqi, Dobroshi, Selmanaj, Brovina, Selimi, Lluka, Alaj, Hamza, Qerimi,  Kasapi, Daci, Nikolla dhe  Prendrecaj.
Trajner: Bekim Bytyqi.
Prishtina: Krasniqi, Qorri, Muharremi, Zejnullahu, Qestaj, Paçarrizi, Talla, Dervishaj, Berisha, Sadiku, Kameri, Gega dhe Klemendi.
Trajner: Huar Morina
G.K
 
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *